Mbi 230 viktima në Ekuador, Presidenti: Gjendje të jashtëzakonshme

Të paktën 233 janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti që goditi Ekuadorin, një nga më të fuqishmit në dekada.Rreth 10 mijë trupa ushtarake dhe rreth 3 500 punonjës policie janë zhvendosur në zonat e prekura në operacionet e sigurisë.Tërmeti prej 7.8 ballësh goditi vendin të shtunën në mbrëmje jo aq larg Kolumbisë fqinje.Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa bëri të ditur numrin e viktimave, teksa u kthye me shpejtësi në vend duke ndërprerë një vizitë në Itali.Ai ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, ndërsa bëri thirrje për “qetësi dhe për bashkim”.Zonat bregdetare, në afërsi të epiqendrës së tërmetit janë më të prekurat, veçanërisht Pedernales, fshat turistik me plazhe dhe palma, i cili është goditur 135 herë  në total.  Autoritet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 6 provinca të vendit.Imazhet tregojnë vendasit që kërkojnë me mjete rethanore të afërmit e tyre në rrënoja, të cilët thonë se shumë fëmijë rezultojnë të humbur.Ndërkohë, dëmet janë të jashtëzakonshme, shtëpi të shkatërruara dhe shumë zona pa energji elektrike dhe pa ujë. Qeveria e ka quajtur tërmetin më të rëndë që prej vitit 1979, në të cilin  600 perona humbën jetën dhe 20 mijë të tjerë u plagosëm/Ora News/