VV: Aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka deklaruar se në opozitën e bashkuar kanë kërkuar që vendimet t’i marrim bashkë por kohët e fundit u pa që jo të gjithë duan që vendimet të jenë të përbashkëta dhe të koordinuara.“Aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen. Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm të organizohemi në protesta”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.Çaushi i tha të pranishmëve se Lëvizja Vetëvendosje është rritur gjatë këtyre muajve.Vetëvendosjes edhe zyrtarisht iu ka bashkuar deputetja Donika Kada-Bujupi, e cila tha se me kalimin në Vetëvendosje e ka zgjedhur drejtësinë.