Tregjet ambulatore, AKU gjobë bashkive me vlerë 300 mijë lekë

Autoritet Kombëtar i Ushiqmit ka marrë masa administrative me gjobë për bashkitë dhe subjektet private që nuk kanë menaxhuar tregjet ambulant.Në nivel kombëtar këto tregje nuk plotësojnë asnjë standard higjeno-sanitar dhe konsumatorët mbeten të ekspozuar ndaj produkteve pa cilësi nje shqetesim i ngritur ne vijimesi nga Ora News.Por masat administrative nuk zgjidhin situatën, pasi AKU ende nuk ka zgjidhur ceshtjen e pajisjes se  produkteve me certifikatën e sigurisë me qellim që konsumatorët të njohin origjinën dhe përmbajtjen e prodhimeve që blejnë.Granit Sokolaj: Qarku Tiranë, AKU ka gjobitur me vlerën 300 mijë lekë bashkinë e Tiranës, bashkinë Kamëz po me vlerën 300 mijë lekë, bashkinë Rrogozhinë po me vlerën 300 mijë lekë për tregun agro-ushqimor. Qarku Fier, drejtoria rajonale e AKU ka gjobitur me 300 mijë lekë bashkitë Lushnje, bashkinë Ballsh dhe bashkinë Roskovec pra për mungesën e kushteve higjieno sanitare./Oranews.tv/