Emigrantët, Meta: Europa nuk duhet të ngrejë mure, Shqipëria do bëjë pjesën e saj

I vetëdijshëm se Europa po përballet me sfida, kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkon vëmendje të shtuar për Ballkanin Perëndimor.Në konferecën e iniciativës Adriatiko-Joniane në Split të Kroacisë, Meta tha se integrimi i rajonit është garanci stabiliteti për gjithë Europën.Meta: Bashkimit Europian, i cili pavarësisht sfidave, duhet të jetë edhe më i angazhuar me rajonin tonë, si një hapësirë thelbësore e sigurisë dhe stabilitetit për të gjithë kontinentin. Bashkimi Europian nuk duhet të heqë dorë nga zgjerimi, ndërsa disa vende anëtare të BE-së nuk duhet të braktisin vlerat që fillimisht i bashkuan ato, vlera të cilat na mbajnë ne, si vende kandidate ende të angazhuar në mënyrë aktive në rrugëtimin tonë europian.Në kohën kur kriza e refugjatëve mbetet mbetet një prej sfidave më të mëdha jo vetëm për Europën, Meta vuri në dukje faktin se se Shqipëria do të japë kontributin e saj.Meta: Kriza e refugjatëve është problem evropian, kërkon zgjidhje evropiane. Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Në kuadër të një qasjeje të përbashkët europiane, Shqipëria do të japë kontributin e saj, siç kërkohet nga partnerët tanë dhe sipas kapaciteteve të saj.Kreu i Kuvendit tha më tej se "kriza kerkon koordinim evropian te strukturave te sigurise dhe inteligjences. Te mbrojme hapesiren tone por duke mos prekur vlerat evropiane te solidaritetit”.Ndërkohë gjatë punimeve të Konferencës së XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, Meta pati një diskutime me homologët pjesëmarrës.[caption id="attachment_724685" align="alignnone" width="640"]metaaaaaaaaa Meta duke bashkëbiseduar me Presidenten e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini[/caption]

/Oranews.tv/