Prodhonte mina me telekomandë, arrest me burg për Nadir Shirokun

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër e ka lënë në burg Nadir Shirokun, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia e Shkodres si vazhdim i operacionit “Porosia”.Seanca gjyqësore në ngarkim të 45 vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, ndërsa prokuroria ka qënë e prerë në kërkesën e saj të “Arrestit me burg”. Edhe pse pala mbrojtëse kundërshtoi këtë gjë, në fund trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Andri Ymeri vendosi lënien në burg të Nadir Shirokut, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal i cili u kap gjatë muajit shkurt dhe mars.Gjatë operacionit policor të zhvilluar në banesën e tij në fshatin Juban, si provë materiale ju gjeten: Dylbi Snajperi, Telekomanda, Karta telefoni, Aparat fotografik, Bateri dhe bateri telefon celular, Ampermatës, Usb, Disa lloje kacavidash e celularësh, Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë, Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela).Aksioni i koduar porosia erdhi në kuadër të hetimeve dhe arrestimeve të mëparshme që kishin bërë Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Shkodres të cilët vunë në pranga tre shtetas  dhe sekuestruan Mina me telekomande, Pistoleta e Snajper. Nadir Shiroku që akuzohet si prodhues i tyre, rezulton i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale "Vjedhje me armë" dhe "Armbajtje pa leje" dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit"./Oranews.tv/