Reforma në drejtësi, PD-PS ndahen për institucionet e reja, vendosin ekspertët

Pas 3 javësh ngërç, komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ju rikthye punës.Çështjet që lidhen më luftën kundër korrupsionit partia demokratike është e prirur ti miratojë sa më shpejt në kuvend, në qo ftesë është e nevojshme dhe të ndara nga çështjet e tjera. Por kjo, nuk gjen mbështetje tek radhët e mazhorancës.Palët vijojnë të jenë të ndarë dhe nuk dakortësohen për ngritjen e disa institucioneve të reja kushtetuese. Demokratët shohin si problematike arkitekturën aktuale, kryesisht lidhur me mënyrën se si do funksionojë Këshilli i Lartë Gjyqësor,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Tribunal Disiplinorë apo Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.Por këtë padakortësi, Kryetari i Komisionit, socialisti Fatmir Xhafa, përpiqet ta minimizojë kur thotë se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët vetëm për emërimet në këto institucione.Për çështjet e padakortësuara mazhoranca dhe opozita kanë dhënë variantet e tyre të cilat do të shqyrtohen nga ekspertët e OPDAT dhe EURALISUS të ndihmuar dhe nga ekspertët politikë.Komisioni i reformës në drejtësi është ndjekur nga afër për më shum se një orë nga ambasadorja e bashkimit evropian Romana Vlahutin.Ndërkohë, delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një deklarate të përbashkët mbështeten rifillimin e dialogut, ndërsa u bënë thirrje partive politike që të dëgjojnë zërin e 91 për qind të shqiptarëve që e mbështesin reformën në drejtësiHalimi: Përfundoi faza e parë e diskutimeve mbi 10 çështjet e dialogut politik dhe në këto 10 çështje përfshihen edhe dy komponentët kryesor të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Është një komponent i luftës antikorrupsion në sistemin e drejtësisë për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Komponenti tjetër ka të bëjë me arkitekturën e sistemit për krijimin e institucioneve të përhershme. Në këtë komponent ka disa mosdakordësi.Lidhur me komponentin e parë, të tre elementët, si ngritja e Byrosë së Hetimit pranë Prokurorisë, ngritjen e Prokurorisë Speciale për korrupsionin në nivelet e larta, dhe për komponentit tjetër siç është kontrolli i gjyqtarëve, ka një dakordësi thuajse të plotë midis palëve. Deputeti demokrat  Halimi tha se do të jenë ekspertët ndërkombëtar dhe ata të partive politike që do të diskutojnë për të gjetur zgjidhje konkrete.Halimi: Ka mos dakordësi ndërmjet palëve dhe diskutimet do tëv vazhdojnë, që ka të bëjë me pjesën e institucioneve të reja. Kanë të bëjnë me pjesën e emërimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve. Për ne i mungojnë elementët e balancës. Ka probleme me kapjen politike dhe që Venecia ka dhënë rekomandime, si dhe ka probleme me korporatizmin.

Xhafaj: Nuk ka konsensus jashtë qëndrimit të Venecias

Xhafaj: Sikundër kisha paralajmëruar sot thirra mbledhjen e Komisonit të Posaçëm për të vazhduar pikërisht aty ku ishte ndërprerë që në muajin mars për ato arsye që tashmë publiku i ka të qarta.Është gjë pozitive që opozita erdhi në mbledhje, kemi pas një diskutim të frytshëm në vazhdim të çështjeve të debatuara lidhur me projektin e reformës në drejtësi, duke mbetur të fokusuar tek pretendimet apo argumentet që ka pasur dhe ka opozita lidhur me disa çështje të projektit. Ka një gjë pozitive, kemi tashmë një projekt kushtetues për të cilin flasim dhe debatojmë, kemi një opinion final të Komsionit të Venecias mbi këtë projekt dhe natyrisht kemi qëndrime të ndryshme për pika të caktuara që do debatohen.Korniza mbi të cilën është zhvilluar dhe do të zhvillohet gjithë ky debat në Komison dhe seancë plenare është opinioni final i Komisionit të Venecias.Çdo lloj debati në këndvështrimin tonë nuk mund të jetë një debat që do të cënojë thelbin e reformës. Duke ruajtur kornizën e Komisionit të Venecias, rekomandimet, mbi këtë shtrat dhe projetk shumë të mirë që kemi, jemi në gjendje të mund të arrijmë në një konsensus që nuk do të cënojë thelbin e projektit.Kemi  diskutuar 10 çështjet e pretenduara nga opozita, një pjesë e të cilave për fat të mirë ishin çështje të ezauruara nga Komisioni i Venecias gjë që na e bën më të lehtë diskutimin, një pjesë ishin cështje që kanë nevojë për diskutim dhe debat në rrafshin politik që u zhvillua sot dhe mbetet i hapur për tu rikthyer pasi të kemi një qëndrim të eskpertëve ndërkombëtarë që janë pranuar si ekspertiza e përbashkët në këtë proçes.Gazetarja: Nuk ka rezultat?Xhafaj: Çfarë rezultati do të prisni sa kohë është një proçes në debat, ka kaluar një fazë do duhet të trajtohen disa çështje të ngritura dhe do rithehemi përsëri për të parë se cilat janë pikat e konsensusit. Një gjë e përsëris, nuk ka konsensus jashtë qëndrimit që ka mbajtur Komisioni i Venecias.Gazetarja: Për sa çështje keni rënë dakord deri tani?Xhafaj: Për shumicën prej tyre, arkitekturën e sistemit, funksionimin e institucioneve të reja që do të ngrihen në sistem, për strukturën e hetimit dhe ndjekjes penale dhe një sërë çështjesh të tjera. Çështja më fort e debatueshme dhe që pretendonim të kishim dakordësi, ka të bëjë me emërimin e institucioneve të reja.Ka pasur opinion nga opozita për këtë çështje, ka dhënë një propozim, kemi dhënë dhe ne një propozim që në thelb shqetësimi që kemi pasur ne në propozimin tonë është një dhe vetëm një, se si institucionet e reja të mos jenë në kontrollin politik. Këtë reformë e kemi nisur për tre arsye: E para për luftën kundër korporativizmit në sistem, luftën kundër korrupsionit në sistem dhe për të minimizuar shkallën e ndikimit të politikës në sistem.Gazetarja: A do ishin dakord si thotë zoti. Halimi që për çështje që kanë të bëjnë me komponentin antikorrupsion, Parlamenti të votojë Byronë, SPAK-un përpara amendamenteve të tjera kushtetuese?Xhafaj: Uroj dhe nuk besoj kurrë ta thotë zoti. Halimi këtë, duhet të jetë një mendje e çartur ta thotë këtë sepse Kushtetuta nuk mund të miratohet me pjesë. Një pjesë të hënën, një pjesë të martën dhe një pjesë të mërkurën. E tërë arkitektura e sistemit është komplementare me njëra-tjetrën. Nuk mund të ketë sot një mitratim për SPAK-un, një miratim nesër për Byronë dhe një miratim për KLGJ.Nuk mund të kalojë një projekt kushtetues i ndarë në parcela, nuk mund të miratohet SPAK-u nëse nuk miratohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë sepse nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjenerojnë të gjithë organet e sistemit të Prokurorisë, nëse miraton njërën do të thotë të mos ekzistojë tjetra.Jo vetëm që projektin kushtetues do ta miratojmë në unitet si një të tërë, por po përgatitemi dhe është punuar nga ekspertët e lartë vendas dhe ndërkombëtarë për përgatitjen e kuadrit ligjor që do shoqërojë projektin kushtetues.Nëse flasim sot për Vetingun, nuk mund ta kuptojmë pa ligjin që e shoqëron atë. Jemi duke punuar njëkohësisht që me ndryshimet kushtetuese të miratohet dhe ligji kuadër. Jemi të dakordësuar që ku projekt kushtetues qëndron si i tillë, ka gjëra që do duhet të shihen në vazhdim. Nëse do ketë gjëra që na ndajnë do mbetet për tu parë./Ora News/