Ministra e Transporteve në Belgjikë jep dorëheqjen
Ministrja e Transporteve në Belgjikë, Zhaklin Galant, ka dhënë dorëheqjen për shkak të akuzave në lidhje me mbulimin e një raporti të BE-së ku thuhej se aeroporti Zaventem i Belgjikës, i cili ra pre e sulmeve terroriste gjatë muajit që lamë pas, nuk i plotësonte të gjitha kriteret e sigurisë.Galant ishte shprehur më herët se nuk ka qenë në dijeni për materialin e dërguar nga Bashkimi Evropian, i cili u publikua nga deputetet opozitarë. Megjithatë, gjatë orëve të fundit ajo pranoi se kishte gënjyer në deklaratën e saj dhe se kishte depozituar shkresën e dorëheqjen në zyrën e Kryeministrit Charles Michel. Më pas, Kryeministri e ka paraqitur kërkesën për dorëheqje tek Mbreti belg i cili ka aprovuar.Në raportin e dërguar më herët nga Bashkimi Europian nënvizohej se masat e sigurisë në aeroportin Zaventem janë tepër të dobëta, e sidomos në kontrrollet trupore. Përgjatë javëve të fundit, opozita belge ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj qeverisë.Kryeministri Charles Michel ende nuk ka propozuar një emër për të plotësuar vendin e mbetur vakant në kabinetin e tij, por ka deklaruar se shumë shpejt do të nominojë një zëvendësues për Zhaklin Galant. Përveç presionit vendas, qeveria belge ka patur edhe kritika nga arena ndërkombëtare.Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi disa ditë pas sulmeve se autoritetet turke i kishin sinjalizuar homologët e tyre belgë, në lidhje me rrezikshmërinë që paraqiste një prej terroristëve që goditi Brukselin. Fjala është për Ibrahim El-Bakraouin, i cili hodhi veten në erë pranë aeroportin Zaventem./Ora News/