BE projekt kundër krimit të organizuar, kreu i Policisë në Austri
Bashkimi Evropian ka financuar një projekt për Koordinatorët e Krimit të Organizuar, i cili u prezantua në Salzburg të Austrisë, ku mori pjesë edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar nëpërmjet vendosjes së koordinatorëve dhe mbështetjen financiare të operacioneve të përbashkëta. Tetë ishin prioritetet kryesore të vendosura në këtë takim.-Vendosjen e Koordinatorëve të Krimit të Organizuar;-Krijimin e manualeve për Koordinatorët e Krimit të Organizuar;-Përmirësimin e komunikimit dhe mënyrës së shkëmbimit të Informacionit;-Intensifikimin e bashkëpunimit operacional;-Trajnime me çështje reale që janë aktualisht nën hetim;-Lufta kundër krimit të organizuar që e kanë origjinën ose kanë lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor ose vendet e Euroazisë;-Fillimin dhe vazhdimin e hetimeve të përbashkëta (vendosjen e Skuadrave të Hetimeve të Përbashkëta ose Hetimeve paralele);-Lufta kundër krimit të organizuar në fusha të ndryshme të tilla si: Trafiku i lëndëve narkotike, pastrimi i parave, krime kundër pronësisë etj./Ora News/