Njihuni me çiftin, fjeti tre netë me peshkaqenët
Një cift kinez kanë qënë fatlumët e fituesit e konkursit për të kaluar një natë në një dhomë me peshkaqenë.Ata ishin fituesit e konkursit organizuar prej muajsh nga Akuariumi publik në Paris dhe uebsajti në internet, Airbnb.Kjo dhomë ishte shumë speciale për ta, pasi kanë qëndruar përgjatë të gjithë natës të rrethuar nga 35 peshkaqenë të llojeve dhe madhësive të ndryshme. Gjumi për ta këtë herë ishte një eksperiencë ndryshe.Dhoma qëndronte në një akuarium 10 metra të thellë, me vetëm një xham që e ndante ciftin nga tufa e peshkaqenëve, mes 3 trilion litrave ujë. Dhoma cilindrike ishte e përshtatur për dy persona, me një shtrat të rrumbullakët me hapësirë të mjaftueshme.Sstudenti i historisë kineze 27 vjecarja Di Tang nga Xian i Kinës por që jeton në paris, ishte shumë kurioz dhe i guximshëm, aq sa për të kaluar një natë i rrethuar nga peshkaqenët, shoqëruar nga partneri i saj.Tang tha se peshkaqenët dukeshin shumë miqësorë, ndryshe nga sa e kishte imagjinuar dhe se kjo eksperiencë do të jetë unike në jetën e tij dhe partnerit të saj, një eksperiencë që ata do tja rrëfejnë brez pas brezi fëmijëve të tyre."Kam lexuar që në vogëli për plazhin, detin, ujin, cfarë ndodh nën ujë dhe prindërit më kanë thënë që në det ka shumë gjëra të cuditshme por mua kjo botë më duket shumë e magjishme. Pavarësisht gjithckaje, kurrë nuk e kisha menduar se do të flija nën ujë. Është vërtet magjike" tha ajo."Mendoj se nuk do të jem në gjendje të flej.mendoj se do të rri zgjuar përgjatë të gjithë natës për të parë peshkaqenët" shtoi ajo.Fjetja nën ujë përgjatë gjithë natës ka qënë e mundshme për 3 netë rresht, në datat 11, 12 dhe 13 prill për disa fitues dhe të ftuarit e tyre. Ky event synon që ti mësojë të ftuarve rreth këtyre specieve që për mikëpritësin, zhytësin nga Belgjika Fred Buyle, nuk janë aspak armiqësorë. Madje ai i tregoi fituesve se është i cmendur për peshkaqenët, ai lundron e noton krah tyre në harmoni të plotë dhe këto kafshë përbindësha të detit i quan miqtë më të mië.Një i apasionuiar pas peshkaqenëve, Buyle tha se ka notuar me peshkaqenët që në moshën 13 vjecare dhe këtë event për fituesit e quan një mundësi unike dhe të rrallë."Synimi kryesor i këtij eventi është që ne të rrisim ndërgjegjësimin publik rreth këtyre kafshëve, për ti thënë atyre se peshkaqeni është si cdo kafshë tjetër, që edhe ai ka frikë e që ne duhet të dimë më shumë rreth tyre. Njerëzit e mendojnë të pazakontë krijimin e një miqësie me peshkaqenët por ky është pikërisht sms që ne duam të përcjellim. Për mua, edhe njerëzit prandaj janë kaq shumë të interesuar për këtë projekt" tha ai.Tre netët rrethuar nga peshkaqenët kaluan pa asnjë incident, struktura ishte tmerrësisht shumë rezistente ndaj cdo presioni nga uji apo peshkaqenët.
[caption id="attachment_723976" align="alignnone" width="640"]
Foto: REUTERS/Charles Platiau[/caption][caption id="attachment_723977" align="alignnone" width="640"]
Foto: REUTERS/Charles Platiau[/caption]
/Oranews.tv/