Paragjykimi “Çeçen”, Republika Çeke do të ndryshojë emrin

Republika çeke do të ndryshojë emrin e saj dhe do ta vendos shkurt “Çeki”, si shumica e vendeve të botës në fakt.Emri i gjatë krijonte vështirësi dhe synimi është që ta bëjë më të lehtë për kompanitë dhe ekipet sportive që e vendosin atë në produkte apo në veshje.Shteti do ta mbajë emrin e vet të plotë, por edhe Çeki do të jetë emër zyrtar, ndryshe ngase ka ndodhur deri më tani.Nëse miratohet nga Parlamenti, emri do të depozitohet në Kombet e Bashkuara. Së bashku me Sllovakinë, Republika Çeke u krijua kur Çekosllovakia u nda në dysh në 1993.Shumë kompani e përdorin fjalë “çeke” që në fakt është mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër për vendin. Shumë të tjerë e kanë ngatërruar edhe me fjalën Çeçeni, republika gjysmë autonome të Federatës Ruse./Ora News/