PD: Ilaçet në spitale mungojnë, Vilma e Ramës mori 410 mln lekë për tre muaj

Në denoncimin e radhës për shëndetësinë, opozita theksoi se koncesionari ka marrë 410 milionë lekë nga qeveria për të siguruar ilaçet në spitale në vetëm tre muaj, por ndërkohë ilaçet mungojnë.Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se Vilma Nushi, e afërt e Edi Ramës merr menjëherë paratë pa garë dhe shpallje në çdo spital të Shqipërisë.Zhupa: Ja ku janë dokumentet që tregojnë se si TRIMED  e Vilma Nushit e ka emrin në çdo rast, në çdo blerje. Problemi është se ilaçe nuk ka. Shëndetësia është rrënuar në çdo drejtim, ka mungesa të çdo lloji, por shqetësimi më i madh i qytetarëve, i pacientëve dhe familjarëve të tyre është se në spitale nuk ka ilaçe. Dhe ilaçet ata i blejnë vetë.Zëdhënësja tha se shëndetësia nuk është shqetësim i Edi Ramës dhe i Ilir Beqës dhe se prioriteti i tyre janë paratë për Vilmën.Zhupa: I dhanë 120 milionë euro me check-up-in, dhe ushtrojnë presion ndaj mjekëve që kontrolli të bëhet, letrat të mbushen, që Vilma të marrë paratë. Cilësia e analizave është skandaloze e provuar tashmë publikisht. Përfituesit janë Rama-Beqa-Vilma me qindra milionë eurot që kanë ndarë, qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Ky është korrupsioni që po e provojnë në lëkurë çdo ditë shqiptarët, që përmendet tashmë në çdo raport ndërkombëtar, nga Berlini në Uashington.trimed/Ora News/