"Përbindëshat vishen si ne", Mamaja tregon historinë shokuese
Nëna e dy fëmijëve në Kolorado vendos të ndajë historinë e saj tronditëse të abuzimit seksual të vazjës së saj nga bashkëshorti i saj me të cilin njiheshin prej 20 vitesh.34 vjeçarja Catherine St. Germain poston në facebook një video duke shpresuar në ndërgjegjësimin e familjeve të tjera, por sidomos të nënave që jetojnë vetëm me fëmijët e tyre.Videoja është parë më shumë se 48. 7 milionë herë në 5 ditë.Vajza e saj vetëm 15 vjeçe ishte abuzuar nga I dashuri I saj I cili më pas ishte bërë dhe bashkëshorti, një vit pas martesës së tyre.Në video gruaja nuk flet por mban në dorë letra ku ka shkruar historinë e saj por dhe fotot e njeriut që në jetën e përditshme dukej si ëngjëll por që në të vërtetë ishte një përbindësh.Aaron Tyrell Scott nuk kishte pranuar asnjëherë abuzimin, por kishin qenë rezultatet e analizave të AND-së që e kishin vërtetuar. Videoja mbyllet me apelin për kujdes ndaj të gjithë nënave, sidomos ata që jetojnë vetëm por dhe me apelin për të besuar dhe mbështetur fëmijët që janë viktima të këtij abuzimi
