Të varfrit kanë të drejtë të furnizohen me energji

Klientët familjarë, që kanë fituar statusin e klientëve në nevojë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në ligjin e ri për sektorin e energjisë të vitit 2015 kanë të drejtën e përfitimit të shërbimit universal të furnizimit, sipas kushteve të veçanta të furnizimit, të cilat miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë.Një vendim i qeverisë, “Për detyrimet që  kanë të licencuarit në sektorin e energjisë” është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare  dhe bën të detyrueshëm aksesin në energji me kostot të ulët të familjeve që nuk kanë aftësi paguese.Ligji i ri për sektorin e energjisë që hyri ne fuqi vitin që shkoi detyron Ministrinë  për Çështjet Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Energjinë dhe atë të Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit të hartojë kriteret dhe procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.Sipas ligjit kriteret për përfitimin e statusit të klientit në nevojë marrin në konsideratë:-Klientët me të ardhura më të ulëta, të cilët e përdorin energjinë elektrike për furnizimin e vendbanimit tyre të përhershëm.– Klientët që kanë konsum të energjisë elektrike të lidhur në rrjetin njëfazor me një fuqi maksimale prej 16 amper.– Nivelin maksimal të konsumit të energjisë për person, në varësi të sezonit.– Mënyrën e përkrahjes së drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit.Klientët në nevojë, që përfitojnë mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, regjistrohen në një regjistër të veçantë nga struktura përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për mirëqenien sociale. Ky informacion i dërgohet Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe furnizuesit të energjisë elektrike.Klientët në nevojë, që përfitojnë mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, duhet të përdorin fondet e përfituara për të paguar detyrimet e energjisë elektrike.Financimi për mbështetje të klientëve në nevojë duhet të bëhet në mënyrë jodiskriminuese, duke mos lejuar ndërfinancimin nga kategoritë e tjera të klientëve të energjisë elektrike.Ligji thotë se nëse për shkak të ndryshimit të rrethanave, klienti humb statusin e klientit në nevojë, struktura përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për mirëqenien sociale e heq nga regjistri i klientëve në nevojë dhe njofton Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe furnizuesin. Të dhënat e klientit të hequr nga regjistri i klientëve në nevojë duhet të ruhen për një periudhë prej 5 vjetësh pas çregjistrimit.Mbi bazën e të dhënave të përcjella, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe furnizuesi krijojnë dhe ruajnë një regjistër të të dhënave të klientëve në nevojë. Të dhënat e regjistrit mund t’i vihen në dispozicion klientit në nevojë, në çdo kohë që kërkohen nga ky i fundit.Avokati i Popullit në një raport drejtuar Kuvendit pak kohë më parë ka raportuar se të varfrit nuk kanë mundësi të paguajnë energjisë, teksa furnizimi me këtë produkt sipas konventave evropiane është e drejtë themelore. /Monitor/