Manchester City fiton ndeshjen e parë pa Mançinin në drejtim
Largimi i Mançinit nga skuadra e Manchester Sitit nuk ka ndikuar aspak te skuadra, pasi "Qytetarët" kanë arritur të fitojnë mbrëmë ndeshjen e prapambetur të javës së 37-të kundër Riding me rezultatin 0-2.Edhe pse luanin në transfertë, lojtarët e Sitit kanë dominuar ndeshjen ndaj një kundërshtari që kishte prerë biletën prej kohësh për rënien nga kategoria. Ky takim më shumë vlente për statistika se sa kishte ndonjë interes të veçantë për ndryshimin e pozitave në renditje.Ish kampionëve të Anglisë që tashmë e kanë përqëndruar vëmendjen te gjetja e trajnerit të ardhshëm, i mjaftoi një gol i Sergio Aguero në minutën e 40 dhe një gol i Dzeko në minutën e 88 për të marrë tre pikët e rradhës, të cilat vijnë një ditë pasi Roberto Mançini u shkarkua si trajner i ekipit.Kjo fitore ishte një sinjali i qartë i raporteve jo shumë pozitive të lojtarve me Mançinin, pasi motivimi ishte i njëjtë ndoshta edhe më i madh duke parë atë që dha skuadra në fushën e lojës pa ish teknikun Italian.Gjithsesi pas kësaj fitore, Manchesterit i ka mbetur edhe një ndeshje për të luajtur në këtë sezon, ndërsa skuadra po përgatit programin për edicionin e ardhshëm ku me shumë gjasa në drejtim të skuadrës do të vijë trajneri i Malagës, Manuele Pelegrini.