Basketboll NBA, Indiana mposht përsëri New Yorkun
Indiana duket se ka gjetur mënyrën si të mund pa shumë vështirësi Nju Jorkun, pasi ka çuar në 3-1 serinë e fitoreve ndaj njujorkezve në gjysëmfinalen e Konferencës së Lindjes pas suksesit 92 me 83.Xhorxh Hill ishte një nga lojtarët më të mirë të kësajmbrëmje, pasi shënoi 26 pikë, ndërsa Pol Xhorxh shënoi 18 pikë, 14 topa në tabelë e 7 pasime, duke çuar ekipin vetëm një hap larg finales së Konferencës së Lindjes që i mungon këtij klubi që nga viti 2004. Në një situatë të tillë, Karmelo Entoni duket hija e vetvetes, pasi edhe mbrëmë shënoi 24 pikë e 9 topa në tabelë, por për të dytën ndeshje radhazi, nuk arriti të realizonte asnjë kosh në 12 minutat e fundit të sfidës.Në Konferencën e Perëndimit, San Antonio ka marrë edhe një herë kontrollin e serisë ndaj surprizës së Golden Steit me një fitore 109-91 që i jep përsëri mundësinë teksanëve të kalojnë në avantazh dhe të jenë një hap larg finales së Konferencës. Protagonisti i mbrëmjes ishte Toni Parker me 25 pikë dhe 10 pasime, por në fakt loja e San Antonios u bazua më shumë mbi kontrollin e dyshes së Golden Steit, Karri-Tompson, duke lënë në hije të dy organizatorët që së bashku shënuan vetëm 13 pikë. Kjo përballje është shumë interesante pasi diferencat mes dy skuadrave janë shumë të vogla dhe avantazhi në këto përballje direkte anon herë nga njëra anë dhe herë nga tjetra.