Falcao shihet në Francë te zyrat e klubit të Monakos

Zërat që po qarkullojnë gjithnjë e më shumë për një kalim të Radamel Fakaos në radhët e skuadrës së Monakos në Francë, pas ngjitjes së kësaj të fundit në elitën e futbollit transalpine, sa vijnë e shtohen.Sipas  mediave franceze dhe konkretisht  të përdishmes "L'Ekuip", thuhet se në orët e fundit është parë në ambientet e klubit të Principatës, ylli i Atletico Madrid, Radamel Falcao, duke nxitur me tej zërat për transferimin e tij. Që në fundjavë nisën të qarkullojnë fjalë se klubi spanjoll ka arritur një akord me Monacon, që është në pronësi të miliarderit rus, Dimitry Rybolovlev.Për bomberin kolumbian, klubi nga Principata është gati të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh dhe t'i ofrojë atij një pagë në shifrën 10 milionë euro për sezon.Për ta konfirmuar më mirë këtë fakt, kanë qenë lojtarët e rinj të skuadrës së Monakos të cilët kanë shkruajtur në Twitter se kanë parë në zyrat e klubit Radamel Falkaon. Lojtari i ekipit të të rinjve të Monakos, Axel, postoi në faqen e tij në Twitter një mesazh ku shkruan se: Falcao është në Monaco. Mesazhi më pas u fshi dhe u pasua nga një tjetër: Nuk e kam parë Falcaon me sytë e mi, por shokët e skuadrës më thanë se e kanë parë.Ndërkohë në Spanjë thuhet se kontrata e Falcaos për të shkuar te Monaco ka një klauzolë që mund të paguhet nga bosi Rus i klubit të Principatës, por për të bërë këtë ai duhet të mposhtë konkurencën e  Real Madrid, Manchester Sitit dhe Cheslit.