Siria mban zgjedhjet e para parlamentare që prej fillimit të konfliktit
Siria do të mbajë gjatë ditës së sotme zgjedhjet parlamentare, një proces i cili është kritikuar ashpër nga forcat opozitare si dhe nga shtetet perëndimore. Qëndrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit me atë lokalen dhe do të qëndrojnë të hapura përgjatë 12 orëve të ardhshme. Ndërkombëtarët kanë hedhur dyshime mbi procesin pasi ai do të zhvillohet vetëm në zonat që kontrrollohen nga qeveria e Bashar al-Assad.Në bazë të një përllogaritjeje, vetëm 60% e popullsisë do të ketë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e votës. Kundërshti të hapur kanë shprehur forcat opozitare, të cilat kanë deklaruar se procesi është ilegjitim dhe se mund të vendosë në pikëpyetje bisedimet për paqen që po mbahen mes palëve në Gjenevë nën mbikqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo është hera e dytë që në Siri mbahen zgjedhje parlamentare që prej nisjes së konfliktit në vitin 2011.