"Premtimi" arreston 3 persona me automatikë dhe pistoletë

Operacioni "Premtimi" në Elbasan vë në pranga 3 persona për akuzën e trafikut të armëve dhe të municoneve.Dy prej të arrestuarve kanë precedent penalë.Policia informon se të arrestuarit janë Marsel Cani, 28 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, i dënuar më parë me 2 vjet burg për "Vjedhje". Elton Ago, 29 vjeç, banues në fshatin Jagodinë. Leo Deliu, 33 vjeç, banues në fshatin Tërbaç Elbasan, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim"."Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë së Elbasanit dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Kozma Naska", Lagjia 5 Maji, i'u gjetën dhe i'u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Tre armë zjarri automatik 130 copë fishekë, model 56 250 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Marsel Cani, grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pistoletë me mbishkrimin "EKOL-ES-55" informojnë sot blutë e Elbasanit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga nenet 278/5, 278/a, 283/2 të Kodit Penal.[caption id="attachment_722252" align="alignnone" width="640"]pistolete Arma e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_722250" align="alignnone" width="600"]Armet e sekuestruara Armet e sekuestruara[/caption]/Oranews.tv/