Pas vendimit të Ivanov, qindra qytetarë “rrethojnë” Qeverinë, u bashkohet Zaev

Vendimi  i Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të amnistuar politikanët e akuzuar ka shkaktuar menjëherë reagim qytetat.Me qindra qytetarë u mbledhen fillimisht para Presidencës, ku përkundër forcave të shtuara policore, ata kanë hedhur vezë dhe sende të tjera  të forta, duke thyer xhamat e zyrës së Presidencës.Më pas protesta është zhvendosur para godinës qeveritare. Sikundër dhe e lajmëroi në konferencën për mediat, lideri i LDSM Zoran Zaev u është bashkangjitur protestuesve.Para mesnate, protestuesit përfunduan protestën e organizuar në shenjë revolte kundër vendimit të presidentitPasditen e sotme përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka kërkuar takim me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.Takim me Ivanovin kanë kërkuar edhe ministri i jashtëm gjerman Steinmeier si dhe diplomatë të SHBA-së, Britanisë së Madhe e Gjermanisë në Shkup,  të cilët janë refuzuar nga Presidenti maqedonas me arsyetimin se axhenda e tij është e ngarkuar.Ndërkohë mësohet se politikat në Bruksel po mbajnë një mbledhje urgjente lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup, që çuan dhe në prishjen e marrëveshjes së Përzhinos e negociuar nga eurodeputeti Ricard Hovit.mkd-254657 mkd-254659 mkd-254660100 200