Marku: “Feja” shashkë për të mbuluar problemet, kujdes të mos përsërisim Bosnjen
Mark Marku, pedagog në Universitetin e Tiranës, është i rreshtuar në përkrah akademikëve që kundërshtojnë nismën e Qeverisë për të futur mësimin e fesë në shkolla.Duke folur për Ora News mbi debatin më të nxehtë publik, Marku është i mendimit se ideja e lancuar nga Rama është vetëm një shashkë për të shkëputur vëmendjen nga problemet që ka vendi.Mark Marku: "Të hedhësh një çështje të tillë është më tepër një shashkë. Unë e shoh si një truk për të shkëputur vëmendjen nga problemet e tjera të qeverisë. Nëse do të ishte kështu do të ishte e e keqja më e vogël.Një qeveri normalisht ka taktivat e veta të komunikimit, ka strategjitë e veta të komunikimit dhe kjo është e tolerueshme. Por nuk duhet të luajmë fort. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me trajtimin e çeshtjeve fetare në Shqipëri sepse ne e marrim si të mirëqënë që shqiptarët kanë tolerancë fetare, dhe e kanë vërtetë. Por toleranca fetare nuk është e përjetshme. Ajo është e ndërtuar në bazë të një tradite. Toleranca fetare mund të marrë fund shumë shpejt. Nuk është diçka e fituar njëherë e përgjithmonë".Duke e cilësuar fenë një çështje të nxehtë, Marku bën thirrje për kujdes duke e sjellë në vëmendje shembullin e Bosnjes.Mark Marku: "Ka vende që kanë pasur një harmoni të jashtëzakonshme fetare dhe kanë kaluar në luftë civile. Kemi rastin e Bosnjes . myslimanët, ortodoksët kanë jetuar për gati 80 vjet në harmoni shumë të madhe fetare dhe të adhurueshme. Në momentin që u fut politika dhe çështje teknike, Bosnja u shkatërrua si strukturë sociale, janë vrarë me miliona vetë. Ka qënë një konflikt pastërtisht fetar që është filluar me idenë për të bërë përkrahës politikë apo etnikë. Por pot ë ndizet zjarri I konfliktit pastaj ka qënë i pandalshëm dhe ka shkatërruar të gjithë Bosnjën në një peroudhë record. Pra një traditë 80 vjeçare bashkëjetese dhe harmonie fetare është zhdukur për gati një vit dhe ne edimë çfarë ferri ka përjetuar Bosnja.Unë nuk dua të them që kemi rreziqe të kësaj natyre se nuk jemi të entive të ndryshme por duhet pasur kujdes sepse toleranca dhe harmonia fetare ndërtohet ditë për ditë, ashtu sikurse laiciteti.Laiciteti është një parim i ndërtuar mbas iluminizmit francez dhe revolucionit që ka tentuar pikërisht këtë: ta lë besimin në sferën e vet, dhe domeni i besimeve është sfera shpirtërore. Pra nuk merremi ne që jemi të fushës së dijes me sferën shpirtërore., domenin e dijes t’ja lë shkollës . Edhe besimi fetar është dije".Një shqetësim tjetër për Mark Markun mbetet edhe trupa pedagogjike që do ta japing literaturën fetare në shkolla.Marku: “Ku i ke aq mesues të përgatitur për të dhënë historinë e besimeve fetare. Po nëse një mësues është katolik dhe femijët mysliman është e patolerueshme qe ata te japin mesim. Ne japim dije nuk japim ideologji. Besimi nuk mund të zëvendësoje shkollën dhe as shkolla besimin”./Oranews.tv/