Gomonia devijoi drejt Korfuzit ose Shqipërisë. Hedhin çantat me kanabis në det

Një sasi e madhe droge, mbi 551 kg marijuanë është sekuestruar në brigjet e Korfuzit.Sipas mediave greke shkruajnë se të premten e javës së kaluar policia kishte marrë informacion për një gomone me 2 persona në bord e cila ka tentuar të zbarkojë lëndën narkotike në Itali por në momentin që është pikasur ka devijuar për tu drejtuar Korfuzit ose Shqipërisë.Rojet bregdetare kanë nisur kontrollin dhe fillimisht në plazhin Almiros, kanë gjetur një çantë me 48 kg hashash. Dis orë më pas janë gjetur dhe 4 pako të tjera me 30 kg hashash secila.Por operacioni nuk është mbyllur me kaq. Të martën në plazhin Othonus janë gjetur dhe 19 çanta brenda së cilës ndodheshin 253 pako me gjithsej 446 kg hashash. Canta e fundit , me 22 pako është gjetur në plazhin Almiros.[caption id="attachment_722275" align="alignnone" width="600"]drogaa 2 Foto: Lenda narkotike e sekuestruar ne Korfuz[/caption][caption id="attachment_722274" align="alignnone" width="600"]Foto: Lenda narkotike e sekuestruar ne Korfuz Foto: Lenda narkotike e sekuestruar ne Korfuz[/caption][caption id="attachment_722273" align="alignnone" width="600"]Foto: Lenda narkotike e sekuestruar ne Korfuz Foto: Lenda narkotike e sekuestruar ne Korfuz[/caption]/Oranews.tv/