"Panama Papers", bastiset selia e zyrës ligjore Mossack Fonseca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2016, 08:14
Policia në Panama ka bastisur selinë firme ligjore Mossack Fonseca , për shkak të rrjedhjes masive të të dhënave.BBC raporton se Prokurorët kanë thënë se operacioni në zyrat e firmës Mossack Fonseca “është kryer pa incidente dhe pa ndërhyrje”.Dokumentet që kanë rrjedhur, të njohura si Letrat e Panamasë, kanë zbuluar se si figurat globale kanë fshehur pasurinë jashtë vendeve të tyre, për të shmangur taksat.Firma ligjore, Mossack Fonseca, ka mohuar çdo akuzaë, duke thënë se ka qenë viktimë e sulmeve nga hakerët.Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka premtuar se do të punojnë me vendet e tjera për të përmirësuar transparencën në industrinë financiare./Oranews.tv/