Han: Vendimi i Ivanovit rrezikon ardhmërinë euro-atlantike të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2016, 20:50
Në lidhje me vendimin për falje të Presidentit Ivanov, ka reaguar edhe eurokomisioneri, Johanes Hahn.Ai ka thënë se veprimet e sotme të Presidentit Ivanov nuk janë në linjë të asaj “ që unë e kuptoj si sundim i së drejtës”“Duke pasur parasysh këto zhvillime unë kam dyshime se mund të mbahen zgjedhje të besueshme. Liderët politik duhet të dinë që veprimet që i kemi parë së fundmi e vendosin në rrezik serioz ardhmërinë euro-atlantike të vendit të tyre. Demokraci do të thotë kompromis dhe të jesh në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Johanes Hahn.Ai i ka bërë thirrje partive politike që ti kthehen tryezës së negociatave dhe të punojnë për reforma.