Shkodër, arrestohet përgatitësi i minave me telekomandë
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi akuzohet se përgatiste mina me telekomandë.Në vijim të operacionit "Porosia" të zhvilluar në 26 mars, policia e bëri të mundur arrestimin e Nadir Shirokut, përgatitësi i minave me telekomandë të sekuestruara rreth 3 javë më parë.Nadir Shiroku është personi i 4 i arrestuar i grupit kriminal që u kap me mina dhe me armë disa ditë më parë, ku 45 vjeçari kishte rolin e përgatitësit të minave."Në vijim të operacionit të datës 26.03.2016, të koduar Porosia, ku Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë te tre shtetasve dhe sekuestruan Mina me telekomande, Pistoleta e Snajper, në vijim të hetimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme, Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Nadir Shiroku, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër , i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale « Vjedhje me armë » dhe Armbajtje pa leje » dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale « Përkrahje e autorit të krimit" Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i minave të kapura me datë 26.03.2016", informon policia e Shkodrës.Materialet e sekuestruaDylbi SnajperiTelekomandaKarta telefoniDylbiAparat fotografikBateri dhe bateri telefon celularAmpermatësUsbDisa lloje kacavidashDisa lloje telefon celulare.Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë.Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela)Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Trafikimi i armëve dhe i municionit », «Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit » .
