Feja në shkolla, Ambasadori Fitoussi: Përvojë unike, ka mbështetjen e Francës
Ambasadori i Francës në vendin tonë, Bernard Fitoussi, është shprehur pro projektit të Qeverisë për të futur në kurrikulat mësimore historinë dhe mësimin e fesë. Në një konferencë e cila kishte në fokus luftën kundër terrorizmit, diplomati i Francës tha se Shqipëria është vend besnik në luftën kundër terrorizmit dhe se futja e mësimit të fesë në shkolla në shtatorin e këtij viti është një përvojë unike.Projekti i Qeverisë shqiptare për të futur në lëndët mësimore historinë dhe kulturën fetare është mbështetur edhe nga Ambasadori Francës në vendin tonë.Gjatë një konference që kishte në fokus luftën kundër terrorizmit, Bernard Fitoussi, ka deklaruar se futja e mësimit të fesë në shkolla në shtatorin e këtij viti është një përvojë unike, gjë për të cilën është dhënë edhe mbështetja e Francës.Bernard Fitoussi: "Shqipëria është vend besnik me luftën kundër terrorizmit. Të dielën u zhvillua dita e Profetit Muhamet, pra nuk ka asnjë lidhje mes myslimanëve që jetojnë çdo ditë në mënyrë të paqtë dhe xhihadistëve që abuzojnë pas besimit. Të rinjtë janë rekrutuar përmes internetit. Armët tona në luftën kundër terrorizmit janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i emocioneve. Të parandalohet që në shkolla. Është përvojë unike futja e mësimit të fesë në shkolla prej shtatorit të ardhshëm, ku Franca ka dhënë ndihmën e saj".Por i pyetur nga Ora News jashtë takimit se si është kjo praktikë në Francë, Ambasadori dha këtë përgjigje:Bernard Fitoussi: “Po është një eksperiencë në Francë por është disi më ndryshe, pasi në Francë mësimi i fesë bëhet nga profesorë të ndryshëm. Në Francë mësimi i fesë nuk është promovim i ndonjë feje të veçantë. Është e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë historinë e një feje dhe zakonet e saj, kjo i ndihmon ato për të kuptuar dhe veprimet e të tjerëve, duke mos i paragjykuar apo diskriminuar. Kjo e ndihmon shoqërinë të jetë më e shëndetshme”.E pranishme në Konferencë, Zv/Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha se Shqipëria nuk është vend imun ndaj terrorizmit, por institucionet shqiptare kanë shtuar vëmendjen duke hartuar edhe një plan masash.Gjebrea: Terrorizmi është kërcënim për të gjithë. Shqipëria nuk bën përjashtim, ne kemi përshtatur legjislacionin ndaj terrorizmit. Kemi miratuar strategjinë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Përfshirja e shqiptarëve në luftën siriane arriti kulmin në 2012, ndërsa në 2014 asnjë shtetas shqiptar nuk është i larguar drejt Sirisë.Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë Hoffman tha se lufta ndaj terrorizmit është në axhendën e shumë vendeve, ndërkohë që terroristët po përdorin metoda moderne komunikimi./Oranews.tv/