Ristani: Në Kushtetuese të shkojë kërkesa e PD dhe jo kërkesa e Leskajt dhe Sulit

Këshilli i Mandateve ka vendosur që në Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e dy deputetëve socialistë Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, për pajtueshmërinë apo jo të mandatit të tyre por ky vendim për demokratët është i padrejtë.Arben Ristani tha se në Gjykatën Kushtetuese duhet të shkojë kërkesa e formuluar nga demokratët dhe vendimi i Kuvendit për këtë çështje.Ristani: Mazhoranca është e kapur ngushtë për shkak të arbitraritet të saj për ti shpëtuar zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë po mundohet të gjejë salvagjentë shpëtimi duke paraqitur çështjen sikur në gjykatën Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e zonjës Leskaj dhe zotit Suli. Në fakt nuk është e rregullt ligjërisht diçka e tillë, por duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës së deotetëve të PD që kërkojnë që këtyre deputetëve ti mbarojë mandate. Është një diskutim që nuk u mbyll me dakordësi sepse vendimi i mazhorancës është evaziv. Sa i takon PD mbledhjen e sotme ne do ta shtrojmë në forumet tona  për të marrë një vendim si do sillemi në parlament. Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojë kërkesa e Leskajt dhe Sulit, në Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i parlamentit sëbashku me kërkesën e deputetëve të PD.Deputetët e mazhorancës akuzohen nga opozita se kanë përfituar fonde publike gjatë mandatit të tyre si deputet. Dërgimi në Kushtetuese i mandateve të Sulit dhe Leskajt, është një prej kushteve të opozitës që ajo të ulet në tryezën e reformës në drejtësi.Vetë deputeti Suli dhe Leskaj i kërkuan Kuvendit që mandatet e tyre të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese. E para ishte deputetja Leskaj që iu drejtua kreut të Kuvendit me një letër dhe më pas deputeti Suli me një deklaratë publike po për këtë çështje tha se është i gatshëm që mandate i tij të shkojë në kushtetuse.Opozita pretendon heqjen e mandateve të deputetit për shkak se sipas saj ata kanë përfituar fonde publike në disa tendera.