“Gjithmonë PO”, votimi në referendumin e PS-së të 9 Prillit

Emisioni “Stop” në TV Klan ka publikuar xhirimet e regjistruara me kamer të fshehtë në referendumin e zhvilluar nga Partia Socialiste më 9 prill. Gazetarët kanë shkuar në disa qendra votimi në Surrel dhe Kamëz. Në një moment në video komisionerët orientojnë votuesit të votojnë për “PO”-në.Një anëtar i PS, i cili mbante kamerën e fshehtë është paraqitur në qendrën e votimit në fshatin Surrell në Dajt dhe pasi ka marrë fletën e votimi, ka pyetur se si duhet të votojë. Përgjigjia nga të dy anëtarët e komisionit ishte: ne votuam siç na ka porositur partia, për Edi Ramën. Sipas emisionit investigative, i njëjti person ka shkuar dhe në qendrën e votimit në Kamzë dhe atje ka mundur të votojë. Nga komisioni atij i është thënë që të firmosë edhe për të tjerë anëtarë në listë, sepse sipas anëtarit të komisionit ata nuk shkojnë në votim. Personi që hedh firmën në listën e votuesve merr dy fletë votimi dhe firmos në to në opsionin e Jo-së, duke votuar për dy persona.Qytetari: Si keni votuar ju që të votoj dhe unë?Komisioneri: Ne kemi votuar ashtu si na kanë thënë. Gjithmonë Po.Paqartësi për referendumin, ja si shprehen votuesitEmisioni investigativ Stop ka denoncuar paqartësinë e referendumit të kryer nga Partia Socialiste, ku  anëtarësia iu drejtua kutive në 385 qendra votimi për t’i dhënë fund debateve të brëndshme në parti për legjitimitetin e mandatit të kryetarit.Sipas Stop, vihet re mjaft mirë, se anëtarët e PS ende nuk e kanë të qartë se sa pyetje kishte referendumi i organizuar nga kjo parti.