“Ëndrra ime", projektet e 30 te rinjve

Projekti “Ëndrra ime” për vitin 2016, u finalizua me çertifikimin e 30 ideve më të mira të të bërit biznes në fusha si turizmi, inovacioni dhe bujqësia. Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit do të kenë mundësi që të çojnë përpara projektet e tyre duke u financuar nga Qeveria deri në 5 milion lekë të vjetra. Për Ora News, disa nga fituesit shpalosën iniciativat që kanë marrë në këtë kuadër.30 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u shpallën fitues në kuadër të projektit “Ëndrra ime”, që ka për qëllim financimin e ideve të reja të të bërit biznes.Në këtë program morën pjesë 97 aplikantë, të cilët paraqitën projekte inovatore në teknologji, bujqësi dhe turizëm.Gledis Bozdo dhe Pirro Katundi janë dy fituesit, të cilët tregojnë idetë e tyre.Për çdo fitues, është parashikuar një vlerë e caktuar financiare deri në 5 milion lekë të vjetra, e që do të shërbejnë për të çuar më tej projektet.Të pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave ishin zv/Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Inovacionit Milena Harito, të cilët inkurajuan të rinjtë të marrin pjesë në nisma të tilla.Projekti u financua nga programi italo-shqiptar i konvertimit të borxhit për zhvillim.