Kodheli: Faleminderit për solidaritetin e treguar për familjet e “Dëshmorëve të Atdheut”

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur mirënjohje për qytetarët per solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira për familjarët e “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha.Kodheli: Dua t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira për familjarët e “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.Mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse të qytetarëve të zakonshëm këtu në Facebook, ato të homologëve të vendeve aleate dhe atyre partnere, deputetëve, ambasadorëve, atasheve të mbrojtjes, e shumë e shumë miqve të shqiptarëve, kanë qenë vërtet inkurajuese.Faleminderit!