Zëvendës/Ministri politikë dite me trangullin shqiptar, pesticidet nën normë

Zëvendës/Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave në Maqedoni, Vanço Kostadinovski ka deklaruar se trangulli i importuar nga Shqipëria përmban 25 herë më pak pesticide krahasuar me normën e lejuar.Këtë deklaratë, Kostadinovski e bëri në një konferencë shtypi, ku u shoqërua nga drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Zoran Popovski, si edhe drejtororesha e Laboratorit shtetëror për fito-sanitari, Suzana Kratovalieva.Përmes këtij njoftimi, zv/ministri Kostadionvski përgenjështroi  deklaratat e Ljupço Nikollovskit, zv. Ministër plotësues në këtë Ministri se trangulli i importuar nga Shqipëria përmbante pesticide mbi normën e lejuar.Sipas tyre, pohimet e Nikollovskit janë tendencioze, me një qëllim të vetëm shpërndarjen e gënjeshtrave, panikut dhe frikës te qytetarët.