Peshkopia me kabinet të ri të kardiologjisë
Kabineti i ri i Kardiologjise në Sptalin rajonal të Peshkopisë, shërbim i munguar prej vitesh, tashme është funskional. Ministri i Shëndetësisë, i pranishën gjatë inaugurimit vlerësoi se kabineti mundëson kryerjen e çdo ekzaminimi në qytetin e peshkopisë, pa qenë nevoja që të sëmurët të udhëtojnë drejt Tiranës apo në Maqedoni.Ilir Beqaj: Ky shërbim i ka munguar banorëve këtu. Tani me zerimin e tarifave të mjekut të familjes ishte e domosdoshme që cikli I mjekimeve të mbyllet këtu.Spitali rajonal i Peshkopisë është një nga spitalet me infrastrukturen më të mirë por problematike mbetet mungesa e mjekeve specialiste dhe të disa shërbimeve si Hemodializa. Për shkak të specifikës së trajtimit, një i sëmurë që ka nevojë për dializë nuk mund të udhëtojë më shumë se dy orë. Janë 70 pacientë në Peshkopi që këtë shërbim e marrin në Tiranë dhe në Ohër .
/Oranews.tv/