Të mirat e hapjes së repartit të kardiologjisë në Kukës

Fluks pacientësh në repartin e kardiologjisë në Kukës, pak pas inagurimit nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.Sipas mjekëve kardiologë, të sëmurët të cilët ishin planifikuar për të bërë kontrolle në muajin qershor pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza, i janë drejtuar për trajtim të specializuar Spitalit Rajonal të Kukësit.Edvin Kovaçi, mjek kardiolog: Që ditën e parë po përballojmë 5 prova ushtrimore kur në ditë duhet të përballohen 6 prova.Pacientët të ardhur dhe nga Hasi e Tropoja, që më parë ishin të detyruar ti drejtoheshin Tiranës për kontrolle, me hapjen e kabinetit të kardiologjisë thonë se u ulen shpenzimet.Vënia në funksion e kabinetit të Kardiologjisë me parametra si në QSUT u munduësua falë investimit 6 milionë lekë të Ministrisë së Shëndetësisë./Oranews.tv/