Kukësi me pavion kardiologjie si ajo e Tiranës
Është vënë në funksion pavioni i kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Kukësit, çka u mundëson qindra pacientëve nga qyteti verilindor dhe zonat përreth të ekzaminohen aty, pa qenë e nevojshme të udhëojnë drejt kryeqytetit.Ministri i Shëndetësisë teksa inspektoi nga afër kabinetin e ri tha se është në vazhdën e përpjekjeve për të shtrire kujdesin shëndetësor e cilësor në të gjithë vendin duke filluar me kontrollet parandaluese apo check up-in, uljen e tarifave për të pasiguruarit, duke rritur cilësinë e shërbimit.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh: Qytetarëve u shërbejmë këtu dhe më shpejt, por dhe kardiologët kanë mundësi të tregojnë njohuritë e tyre më mirë.Ky kabinet u pajis me 2 biçikleta dhe një eko për të cilën Kukësi ka patur nevojë.Vënia në funksion e ketij kabineti u bë e mundur falë investimit të Ministrisë së Shëndetësisë 6 milionë lekë dhe ka parametra të njëjta si pavioni i kardiologjisë në QSUT./Oranews.tv/