Ligji për tregtinë elektronike, Harito: Ndryshimet sipas direktivës europiane

Ministria e Inovacionit ka përfunduar konsultimet publike për ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike.Në fjalën e saj Ministria Milena Harito theksoi se ndryshimet janë bërë sipas direktivës europiane dhe ato nuk prekin thelbin e përmbatjes së portaleve por rregullojnë përmbajtjen e të tretëve, pra komentuesve.Milena Harito: "Këtu nuk bëhet fjalë për përmbajtjen editoriale të mediave që ju e keni në gazetë dhe gjithashtu online. Ky ligj rregullon sipas direktivës europiane faktin që pikërisht ju nuk keni përgjegjësi për përmbatjen e të tretëve pra të komentatorëve për sa kohë nuk keni dijeni. Për këtë përmbatje të të tretëve ju heq përgjegjësinë portaleve aprori ndryshe nga ç’ishte amendimi i propozuar nga deputetja Bregu që përmendjet madje dhe në progresraport, që kërkonte nga portalet të monitoronin përmbajtjen e komenteve”.Ministria e Inovacionit ka pasqyruar në versionin e fundit të projektligjit dhe disa ndryshime të paraqitura nga grupet e interest.“E mbron qytetarin në një pjesë por nuk e mbron në pjesën tjetër, në pjesën online. Kështu që besoj se kjo mund të jetë një pikë”.Milena Harito: “Ka një politikë vetrregullimi, ashtu si dhe në ligj ne përpiqemi të fusim vetrregullimin Facebook e ka këtë poitikë”.“Nëse një lajm i një portali hidhet në Facebook, jo ndoshta nga faqja zyrtare e portalit por nga një person i tretë dhe aty ka komente fyese ndaj personit që është trajtuar në atë temë. Çfarë do bëni ju?”Milena Harito: “Nuk përcakton ky ligj çfarë është përmbatje e paligjshme, e përcakton kodi civil e kodi penal”.Për rreth 3 muaj Ministria e Inovacionit ka zhvilluar konsultime me grupet e interest për tregëtinë elektronike, i cili pas shqyrtimit në Komisionet Parlamentare pritet të kalojë dhe në kuvend./Oranews.tv/