PD: Rama-Beqaj ndajnë milionat, të sëmurët me kancer në mëshirë të fatit

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për situatën dramatike ne spitale.Deputetja, Albana Vokshi, tha se në çdo pavion ka mungesa bazike, por më e rëndë është gjendja tek Onkologjiku ku trajtohen të sëmurët me kancer.Vokshi: Kobalti i vetëm që punon ka punuar për muaj të tërë është kthyer në rrezik rrezatimi të dëmshëm pasi ka 8 vite pa u ndërruar. Nga 3-4 minuta që duhet të jetë, vizita zgjat mbi 8 minuta, efektet kuruese ne thellesi i ka minimale dhe djegja në siperfaqe është e madhe‎ dhe rrezikon organet afër rrezatimit. Por ajo çka e bën edhe më skandaloze është fakti që pacientët nuk njoftohen e nuk paralajmërohen për efektet negative të përdorimit tek ta të pajisjeve të kobaltit. Kyriterapia për femrat, që trajton tumoret vaginale, ka 2 vjet që nuk punon‎. Janë rreth 300 pacientë në ditë që shkojnë aty për të gjetur shpëtim, por të cilëve ju ofrohet falas vetëm vuajtje e dëshpërim . . . e asnjë shërbim jetik.Përveç mosfunksionimit të pajisjeve, sipas demokratëve mungojnë edhe ilaçet bazë.Vokshi: Mungojnë ilaçet bazë si; 5 FLU, Taxoter, Doxyrubicine, etj. Ndërkohë që siç edhe e kemi denoncuar, në treg qarkullojnë barna kontrabandë që kanë hyrë nga vendet fqinje e që në shumë raste janë vetëm për përdorim spitalor.