Arabia Saudite dhe Egjipti do të lidhen me një urë në Detin e Kuq
Mbreti i Arabisë Saudite ka njoftuar se do të ndërtohet një urë në Detin e Kuq për të lidhur mbretërinë me Egjiptin. Bën të ditur BBC, të cilës i referohet Ora News.Dy shtetet duhet të firmosin 4 marrëveshje vlera e të cilës do të arrijë në 22 miliardë dollarë amerikanë. Ura do të forcojë marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve aleateArabia Sudite dhe vendet e tjera të Gjirit e kanë mbështetur Egjiptin me miliarda dollarë që kur presidenti Sisi hyri në pushtet në vitin 2013, pas protestave masive në rrugë.Në një Twitter të Al Arabia mësohet se presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi ka sugjeruar që ura të mbajë emrin e mbretit Salman, transmeton Ora NewsArabia Saudite e konsideron Egjiptin si një partner të rëndësishëm në përpjekjet për të ndërtuar një bllok të vendeve mike suite myslimane që do të mund të shërbente si një mburojë kundër rritjes së ndikimit të Iranit të udhëhequr nga shia
/Oranews.tv/