Europa presion SHBA-së dhe Kanadasë me vendosje vizash

Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë e aplikimit të vizave për amerikanët dhe kanadezët edhe nëse vizita e tyre në kontinentin e vjetër mund të zgjasë vetëm për pak ditë.Po pse ky presion? Zyrtarët europianë thonë se është veprim reciprociteti.Ndërsa amerikanët dhe kanadezët u duhet vetëm një pasaportë për të vizituar Europën, e kundërta ndodh me disa qytetarë të BE-së.Shtetasit polakë, kroatë, qipriotë, bullgarë dhe rumunë. Për të hyrë në SHBA u duhet viza. Gjithashtu rumunëve dhe bullgarëve u duhet viza për të hyrë në Kanada.“Prioriteti ynë është reciprociteti për të gjithë qytetarët e BE-së “ thotë Mina Andreeva, një zëdhënëse e Komisionit Europian.Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se shtetet në fjalë nuk kanë plotësuar ende kërkesat për programin e heqjes së vizave.”Ne kemi një dialog të hapur me këto shtete” thotë një zyrtar i DASH citon CNNNdërkohë Kanadaja thotë se politika e liberalizimit të vizave nuk bazohet në reciprocitet.Në bazë të rregullave të BE-së, komisioni Europian mund të propozojë masa reciprociteti për shtete që nuk lejojnë lëvizjen e lirë të shtetasve të BE-së. Komisioni Europian pritet të mblidhet javën e ardhshme dhe nëse merret ky vendim atëherë hyn në fuqi 4 muaj më vonë.Vendimi duhet të ketë votën e shumicës në Parlamentin Europian.