Referendumi rikonfirmon Edi Ramën në krye të PS

Referendumi i sotëm (9 prill) ka rikonfirmuar Edi Ramën në krye të PS.Mbi 81 mijë anëtarë te PS në 383 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë kanë votuar në referendumin e thirrur nga PS, shumica e të cilëve votuan pro, duke konfirmuar mandatin e Ramës. Pyetjes se Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?", i janë përgjigjur pozitivisht mbi 90% e anëtarësisë socialiste.Ndërsa kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në FB, falenderoi të gjithë anëtarësinë e PS, të cilët u bënë pjesë e këtij votimi. Ai tha se PO-ja ishte e fuqishme dhe kjo i jep përgjegjësinë e tij për t'i shërbyer me mish e shpirt PS.Blushi: Beteja vazhdon Më herët deputeti Blushi që kishte lajmëruar se nuk do bëhej pjesë e votimit në këtë referendum në një deklaratë disa orë para mbylljes së procesit e quajti atë një farsë.Sipas Blushit lista e zgjedhësve u manipulua duke u reduktuar me afro 20 per qind për të bërë të mundur pjesëmarrjen e cila duhet të jetë 50 plus 1 në mënyrë që referendumi të quhet i vlefshëm. Tre jave me pare vijon deklarata e Ben Blushit lista e anëtarësisë ishte rreth 94 mijë ndërsa sot ajo ishte 81 mijë.Blushi ka paralajmëruar se, "beteja për të rikthyer zgjedhjet e lira në Partinë Socialiste do të vazhdojë pa u ndalurRama: Një arsye më shumë për t'i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politikeMirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falenderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90 vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16 vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve.
Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm. I cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntë mujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë. Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste.As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime. Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një "PO" shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit.Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t'i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.
Rezultatet dhe pjesëmarrjaSipas burimeve nga selia rozë në qarkun e Lezhës pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind, ndërsa pro mandatit të kryetarit Rama janë përgjigjur mbi 97%, pothuajse e njëjta situatë ishte dhe në qarkun e Durrësit, ku kanë votuar rreth 80% e anëtarësisë. Në Fier kanë votuar rreth 86% e socialistëve me të drejtë vote, në Elbasan, 86%, Librazhd, 81%, Peqin 91%.  Në Vaun e Dejës 93.6%,, Malësinë e Madhe, rreth 97 %, Pukë 86.3%, Has 87.9%, Tropojë 83.8%, Korcë, rreth 88%.Ndërkohë në Shkodër, ku edhe ka pasur bojkot të procesit nga deputetja Mimoza Hafizi, 1027 vota kanë qenë pro konfimimit të Edi Ramës si kryetar partie, 39 kundër dhe 12 fletë të pavlefshme. Në Berat nga 1104 anëtarë votuan 927, nga të cilët pro 857 dhe kundër 47, ndërsa 23 të pavlefshme.Rezultatet e votimit në disa qyteteBeratVotuan 927 anëtarë, 857 PO, 47 JO, 23 të pavlefshmeShkodër1027 PO, 39 JO, 12 të pavlefshmeMallkastër95.8 % PO, 4.2% JOLezhë97.5% PO, 2.5 % JOKrujë168 anëtarë PO, 21 JORoskovec97% PO,  3 % JOShijak1004 anëtarë, 98% PO, 2% JOPatos862 anëtarë PO, 26 JOFier96.5 PO, 3.5 % kundërPjesëmarrjaElbasan 86.3%,Librazhd 81.3 %Prrenjas 86.9%Peqin 93.4 %Gramsh 74.1%Belsh 87.9%Cërrik 85 %Vlorë varion nga 92-97%Korça 88.1%Kolonja 82 %Maliq 85.2%Pustec 64.2%Pogradec 87.1%Shijak 92%Fier 86.8 %Ka përfunduar numërimi i votave të referendumit në Lezhë për mandatin e kreut të PS, ku 97.5% i kanë thënë po referendumit. Sipas të dhënave nga 1906 anëtarë të regjistruar kanë votuar 1555. Nga këto 1511 vota të vlefshmem 1468 kanë votuar pro dhe 43 kundër.Deri në mesditë  kishin votuar rreth 50 % e anëtarësisë.Gazetarët e Ora News informojnë se procesi ka ecur normalisht deri tani dhe nuk ka pasur asnjë incident. Kryeministri Edi Rama votoi në zonën zgjedhore të Dajtit, duke e cilësuar si një instrument matës së  por edhe demokracisë së brendshme. Ai shtoi se ky nuk do të ishte referendumi i fundit për partinë e tij.Voton RamaKryeministri Edi Rama votoi në zonën zgjedhore të Dajtit.Edi Rama:Pavarësisht se moti nuk ishte në mbështetje të pjesëmarrjes, unë kam besim se sot anëtarësia do të shfrytëzojë këtë instrument demokratik, për t’u shprehur lidhur me një çështje të brendshme të Partisë Socialiste, që edhe një herë tjetër dëshmon se është një forcë transformuese, jo vetëm në qeverisjen e vendit, por edhe në demokracinë aktive të brendshme. Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse është hera e parë në këtë histori të re të pluralizmit, që një parti i drejtohet instrumentit të referendumit dhe u jep mundësi të gjithë pjesëtarëve të familjes së saj për të qenë pjesë e një vendimmarrje me rëndësi.

Dua të them se kjo është e para, por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim edhe referendumin, për të zgjeruar hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje të çdo anëtari dhe anëtareje të partisë sonë, në një proces që është me rëndësi të veçantë, pasi Partia Socialiste është rihapur, po zgjerohet dita ditës, po rritet me anëtarë të rinj. Kemi sot një trup të ripërtërirë dhe me thuajse fare fiktivitet, pasi kemi bërë një betejë këmbëngulëse kundër anëtarësisë fiktive dhe vazhdojmë të punojmë për objektivin që në 25 vjetori e vet të lindjes, Partia Socialiste të numërojë 150 mijë anëtarë dhe anëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

rama

 “Jemi ende herët por 50 % është shembulli mëi mirë për demokracinë brenda partisë, ndërkohë përballë kemi një parti që është në bunkerin e një individi" deklaroi  ministri Saimir Tahiri në mesditë pas votimitXhafaj: Jam i befasuarDeputeti socialist Fatmir  Xhafaj tha se kishte mbetur i befasuar nga deklaratat e deputetes Hafizi për mungesën e transparencës në këtë proces.“Nuk shikoj asnjë problem nga pikëpamja e organizimit. Kam ngelur i befasuar nga disa deklarata. Procesi është shumë demokratik” tha Xhafaj.Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh besimplotë se me Ramën do shkohet drejt një fitoreje tjetër vitin e ardhshëm. Ministrat Bushati dhe Nikolla : Procesi transparentMinistri Bushati në një prononcim për median kundërshtoi deklaratën e deputetes duke u shprehur: Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur terr informative. Cdo gjë është bërë në aspekt kolegjial.Sa I takon zëvendësimit të anëtarëve të komisioneve kjo ndodh dhe në zgjedhje parlamentare dhe lokale. Nëse ka pasur dorëheqje apo zëvendësime është praktikë që kryhet dhe në këto zgjedhjeMinistrja e Arsimit, Lindita Nikolla monitoroi procesin e referendumit në Lezhë: Procesi po vijon normalisht dhe pa probleme. Pjesëmarrja është e kënaqshme dhe procesi është mjaft transparentMimoza Hafizi: Jam ne terr informativMimoza Hafizi: “Që dje kam ardhur në Shkodër për të parë ecurinë e referendumit. Deri dje mbasdite Komisioni Zgjedhor për Shkodrën nuk ishte mbledhur ende. Vetëm në mbasdite kanë ndryshuar anëtarët e Komisionit, për arsye që nuk dihen. Jam në terr informative. Nuk di se ku janë adresat e qendrave të votimit. Unë dhe më parë e kam quajtur referendumin një farsëKur votohet Votimi filloi në orën 8.00 dhe përfundoi në orën 16.00. Orari i përfundimit të votimit shtyhet deri sa në vendvotim të ketë zgjedhës që presin në radhë për të votuar. Në referendum janë thirrur të votojnë mbi 81 mijë anëtarë në 383 qendra votimi që janë  ngritur në të gjithë Shqipërinë.Pyetja që do i përgjigjen me Po ose Jo është:" Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër. A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?"Rama: Pjesëmarrja e çdo anëtari, kontribut për forcimin e demokracisë në PSBalla: Votoni një standard të ri, Blushi e Hafizi: Mos u bëni pjesë e farsës, denonconi/Oranews.tv/