20 foto prekëse që risjellin të shkuarën dhe emocionet e saj në jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2016, 07:42
Taylor Jones, themelues i blogut “Dear Photography” ishte duke parë disa foto të vjetra familjare kur gjeti një fotografi të vëllait të tij të vogël në tavolinën e ngrënies. Papritur ai vuri re se qëndronte i ulur në të njëjtën tavolinë dhe asgjë nuk kishte ndryshuar përveçëse fëmija në foto tanimë ishte rritur. Taylor vendosi të kombinonte foton e vjetër me mjedisin e ri dhe realizoi një foto. Kështu erdhi ideja për të krijuar blogun ku të tjerët mund të bënin të njëjtën gjë.