Rrefimi i nënës së Ida Dervishit: I shoqi e rrihte dhe e linte pa bukë
Nëna e të ndjerës Ida Dervishi, 28 – vjeçarja, e cila mbeti e vrarë dy të më parë nga bashkëshorti i saj, tregon për problemet e brendshme mes çiftit."Deshi e vrau" thotë ajo në një prononcim për median."Ai e rrihte, e linte pa bukë. Ajo s’kishte të drejtë as të kartës së bankës, as të kartës së identiteti. Nuk ka pas të drejtën as të dilte në pazar të blinte, çdo gjë bëhej nën kontrollin e tij. Ajo për kaq vite martesë, asnjëherë nuk ka pasur lekë në dorë"Ajo tregon dhe se një ditë para ngjarjes ai i kishte shkruar një letër IdësKa marrë ka shkruar një letër, mua në shtëpi më mungojnë 100 mijë lekë, ti këto lekë ia ke dhënë nënës tënde, më gjej lekët më patjetër, sepse ndryshe do të bëhet nami.Ajo i ka thënë se unë ty nuk të kam marrë lekë, asnjëherë. Unë të kam marrë lekë, të kam marrë kartën vetëm për të ushqyer fëmijët.Shpesh Admiri e kishte kërcënuar duke i thënë se nëse ndahej do i merrte djalin.Edhe një muaj para krimit e kishte dhunuar. " E kishte qëlluar me grusht dhe i kishte thyer dhëmbët.Në një intervistë për Televizionin Klan, nënë Ferideja tregoi se Admiri e kishte përdhuar Idën dhe në sy të djalit.Ajo sqaron dhe pse Ida u ribashkua pas dy urdhrave të mbrojtjes në 2013. "E kercenoi duke i thene se nese nuk kthehej do vriste veten dhe ate".E moshuara kerkon te ketë kujdestarinë e fëmijëve.