Vdekja e tifozit të Flamurtarit, familjarët: Prokuroria të zbardhë ngjarjen

Familjarët e tifozit 40-vjeçar që humbi jetën në shkallët e stadiumit Flamurtari në Vlorë, pas rënies nga shkallët, i bëjnë apel prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.Nga vendi ku Mikel Selmanaj humbi jetën, ata thanë se ndoqi deri në fund Ekipin e zemrës, Flamurtarin.Sabri Xhelilaj daja i viktimës: Nëse mjeku ligjor ka bërë ekspertizën, kanë diktuar dicka ta thonë dhe ta dokumentojnë. Mund të ketë pasur edhe ndonjë fatkeqësi nga vetja e tij, atak…gjera që ndodhin. Por duke dëgjuar shumë llafe të paqenë.Xhelil Xhelilaj, daja i viktimës: Ne nuk po arrijmë të gjejmë një njeri të drejtë që ka qenë këtu në shkallët e stdiumit që ta ketë parë. Mënyra si u la ky djalë aty shtrirë është për të tmerruar. Edhe unë jam i bindur se është një dorë që e ka shtyrë atë njeri. Ai do kishte bërë gjënë më të mirë aty dhe të kishtë thënë që ajo ndodhi. Edhe polici do ta shtyjë tifozin dhe fatkeqësisht mund të bjerë dhe të vdesë.I kontaktuar prokurori i Vlorës Ramadan Troçi thotë se janë në pritje të rezultateve mjeko ligjore, si edhe janë pyetur disa tifozë, dëshmitarë në stadium. Ende nuk është arritur në një konkluzion nëse Mikel Selmanaj ka rënë aksidentalisht, apo është shtyrë nga një efektiv policie në shërbim thotë Trocaj./Oranews.tv/