Kjo është anija luftarake më e shtrenjtë në botë

Kjo është luftanija më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë. Për ndërtimin e saj janë dashur plot 12.9 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja pritet të bashkohet me flotën e marinës amerikane në shtator të këtij viti, thotë një zyrtar i Marinës.Aeroplanmbajtësja e quajtur USS Gerald R. Ford (CVN 78) është e gjatë rreth 1100 këmbë, dhe e gatshme të mbajë deri në 100 mijë ton.Anija do të lundrojë në det gjatë muajit korrik dhe dy muaj më vonë do t’i bashkohet marinës. Anija mban emrin e Presidentit të 38-të të ShBA-ve, i cili shërbeu në bordin e “USS Monterey” gjatë Luftës së Dytë Botërore.Një tjetër transportues i tillë i klasit Ford është në ndërtim dhe do të mbajë emrin e USS John F. Kennedy, ndërsa është planifikuar të nisë udhëtimet në vitin 2020. Deri në muajin mars, është ndërtuar 18% e anijes në fjalë.  Ndërkohë që transportuesi i tretë “Ford- Class” do të nisë të ndërtohet në vitin 2018.Senati amerikan ka miratuar fondet për Marinën në 5 vitet e ardhshme, fond i cili kalon shifrën prej 81.3 miliardë dollarë, ku janë parashikuar të ndërtohen 38 anije lufte. Në këtë plan janë parashikuar të ndërtohen edhe 9 nëndetëse “Virginia-Class”, si dhe anije të tjera më të vogla. Qëllimi i ushtrisë amerikane është që duke nisur nga viti 1921, Marina të ketë gjithsej 308 anije.131107153855-13-carriers-horizontal-large-gallery 131107154303-14-carriers-horizontal-large-gallery 131108093234-gerald-r-ford-aircraft-carrier-horizontal-large-gallery 141003081459-uss-abraham-lincoln-file-horizontal-large-gallery 150116093409-01-uss-ranger-0115-exlarge-169 150312071713-uss-theodore-roosevelt-in-fog-exlarge-169 150616060515-3-carriers-san-diego-exlarge-169 150806073249-uss-roosevelt-gulf-exlarge-169 150811093748-carrier-through-carrier-exlarge-169 150824105214-uss-john-f-kennedy-cvn-79-exlarge-169 150904192528-eisenhower-sea-trials-exlarge-169 151029111520-uss-ronald-reagan-korea-exlarge-169 151217100342-f-18-santa-hat-exlarge-169 151218105106-uss-truman-suez-friendship-bridge-exlarge-169 160115092324-uss-stennis-green-fleet-exlarge-169/Ora News/