Sulmet në Bruksel, transporti publik nën survejim të plotë nga policia

Pas sulmeve terroriste të Brukselit, të cilat goditën aeroportin “Zaventem” dhe një nga stacionet e metrosë, masat e sigurisë në Belgjikë janë shtuar në pjesën më të madhe të transportit publik. Aeroporti dytë më i madh që aktualisht po përmbush nevojat e kryeqytetit belg është  “Charleroi”, rreth 55 kilometra në jug të qytetit.“Përpara se të hynë në aeroport, të gjitha makinat dhe pasagjerët i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm nga forcat policore dhe ato ushtarake. Pasi mbërrijnë këtu kemi një problem sepse nuk ka vende parkimi si rrjedhojë e flusit të madh. Megjithatë, në terminal lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët e  kontolluar dhe askush tjetër, thotë  Vincent Grassa, zëdhënës i “Charleroit”.Aeroporti po kryen 90 fluturime në ditë, 20 më shumë se normalja, për të mbuluar vakumet e krijuara nga aeroporti “Zaventem”, i cili po operon vetëm më një të pestën e kapacitetit të tij.Kontollet janë shtuar shumë edhe në stacionet e trenave Eurostar që lidhin Brukselin me Londrën e Parisin.Në Bruksel, 39 nga 69 stacionet e metrosë janë ende të mbyllura si pasojë e sulmeve të 22 marsit për shkak të mungesës së personelit të sigurisë.Operatori shprehet se nuk dihet ende se kur do të normalizohet situata apo që rrjeti të kthehet në funksion me kapacitet të plotë.Sulmet e Brukselit dhe rreziku terrorist çuan edhe vendet e tjera europiane në shtrëngimin e masave në aeroporte dhe në stacione trenash.Prioritet i të gjitha vendeve të unionit aktualisht është ndarja e informacioneve mes agjensive të shërbimeve inteligjente me qëllim parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste.