Ndalohet për disa orë kamioni me derra, përfaqësues të firmës: Ngordhën disa
Një kamion me dhjetëra kafshë të gjalla të importuara nga Greqia për prodhim mishi janë ndaluar nga inspektorë të AKU në rrugën Kakavijë-Gjirokastër. Për pasojë administratori i kompanisë së prodhimit të nënprodukteve të mishit në Fier akuzon AKU-në se nga vonesat u është dëmtuar ngarkesa. Kontrolli u bë për mungesën e matrikullimit të kafshëve, ndërkohë që administratori pohon se kafshët janë të kod më çip pasi janë të destinuar për therje.Një automjet i ngarkuar me 120 krerë derra për prodhim sallami është ndaluar në autostradën Kakavijë-Gjirokastër dhe është mbajtur për katër orë nga AKU dhe policia rrugore.Lajmi konfirmohet nga administratori i firmës Niko Semanjaku në Fier si dhe nga drejtuesi i mjetit që po kryente ngarkesën.Ata akuzojnë inspektorët e AKU se u kanë krijuar vonesa me kërkesën e dokumentacionit për matrikulimin e derrave, ndërkohë që ata ishin të pajisur me çip pasi janë për t'u therur dhe jo për mbarështrim, për pasojë, disa prej kafshëve të mishit u kanë ngordhur.Stefan Naka: Nuk lejohet kategorikisht kafshë të gjalla të keqtrajtohen, rreth tre orë në Gjirokastër në mes të rrugës. Jo në pikën doganore, ose të shoqërohet malli deri në destinacion, të bëhet një verifikim për çfarë e kishin ata sinjalizimin, asgjë nuk u kuptua nga ana e tyre. Tre punonjësit e AKU merrnin urdhra të prera në telefon, hyni brenda. Ai i thoshte aman, ku do hyj tek derrat.Jashtë çdo lloj rregulli dhe ligji, as me mjete, as me uniforma, asgjë. Mua mu duk si një bandë, sikur kushedi çfarë ishte bërë.Edhe pse AKU Fier thotë që ka zbatuar vetëm urdhrin pasi ishte njoftuar që kafshët ishin të pamatrikuluara, pas kontrollit ka rezultur që ngarkesa ishte e rregullt, ndërkohë administratiori i biznesit thotë se me ngrodhjen e kafshëve i është shkaktuar një dëm i konsideruar.