Plagos rëndë shokun e shkollës me pistoletë tip stilolaps

Një adoleshent në Levan të Fierit u arrestua nga policia në flagrancë, pasi ka plagosur rënë një bashkëmoshatarin e tij.Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në shkollën e Muzikës, “Jakov Xoxa”, ku ka mbetur i plagosur adoleshenti me iniciale P.SH, i cili është transportuar për në Tiranë për mjekim më të specializuar.Policia tha se arma e zjarrit e përdorur është e llojit pistoletë tip stilolaps, në dukje artizanale. Adoleshenti me iniciale G.D, është arrestuar nga forcat e rendit. Po hetohet më tej për rastin./Ora News/