Basha: Pa u zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk ka dialog politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me eurodeputeten Tanja Fajon, të cilën e ka njohur me zhvillimet në vend, duke theksuar se Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike.Basha i ka bërë me dije zyrtares europiane se Partia Demokratike nuk tërhiqet dhe se pa u zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik.Gjatë vitit 2010, kohë kur Shqipëria përfitoi nga procesi i liberalizimit të vizave, Tanja Fajon ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë, ndërsa Zoti.Basha ka qenë Ministër i Jashtëm.Nga ai vit, Basha tha se vendi ka ndryshuar për keq.Sipas tij, Qeveria me arrogancë ka zhbërë ligjet konsensuale, refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ushtron presion ndaj institucioneve të pavarura dhe medias.