Plot 690 biznese thyejnë aktmarrëveshjen me OSHE-në, Gjiknuri: Përveç prerjes së energjisë edhe masa të tjera

690 biznese kanë thyer aktmarrëveshjet për pagesën e energjisë elektrike. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri paralajmëroi bizneset që të kryejnë pagesat ose në të kundërt do t’i ndërpritet energjia elektrike si dhe do t’i vendoset barrë hipotekore.Kjo deklaratë e ministrit erdhi pas inagurimit të një investimi për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kV në zonën e ish-nisherakut i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit për 15 mijë abonentë.Bizneset që kanë thyer aktmarrëveshjet për pagesën e energjisë elektrike do të përballen me pasoja nëse nuk reagojnë.Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri paralajmëroi rreth 690 biznese që të vijojnë shlyerjen e detyrimeve ose në të kundërt do tu ndërpritet energjia si dhe do tu vendoset barrë hipotekore.Kjo deklaratë erdhi pas inagurimit të një investimi në Kryeqytet.Damian Gjiknuri: “Janë mbi 690 biznese të cilat e kanë shkëputur në mënyrë të njëanshme këtë marrëdhënie. I paralajmëroj këto biznese dhe është rasti për t’ua thënë që do të vijojmë procedurat jo vetëm të ndërprerjes së energjisë elektrike por do të vihet në zbatim legjslacioni i ri i energjisë elektrike që ka të bëjë me vendosjen e barrës hipotekore për të gjitha ato biznese që i kanë një vlerë 1,5 milionë lekë të reja detyrime ndaj operatorit të shpërndarjes Do të fillojnë njëkohësisht të gjitha procedurat përmbarimore për të vjelur këto detyrime".Administratori i OSHEE-së Adrian Çela u shpreh se investimi prej 600 mijë euro për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kV në zonën e ish-nisherakut në Tiranë do të përmirësojë cilësinë e furnizimit për 15 mijë abonentë.Adrian Çela: “Brenda vitit 2016, fillimi i vitit 2017 Tirana do të ketë linjën 20kV. Me këtë duam të tregojmë që kompania të gjithë arketimet po ja kthen qytetarëve me investime cilësore”.Ky investim prek një zonë të rëndësishme që shtrihet nga Selita, një pjesë e Komunës së Parisit, zona rreth Vasil Shantos, Bulevardi "Gjergj Fishta" dhe zona e ish-nisherakut./Oranews.tv/