Trageti me 45 emigrantë niset drejt Turqisë, 250 në total kanë mbërritur nga Greqia

Një traget me 45 emigrantë la sot ishullin grek Lesbos për tu nisur drejt brigjeve turke, si pjesë e marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Ankarasë, e cila hyri në fuqi këtë javë me qëllim frenimin e fluksit të klandestineve që arrijnë në Europë nëpërmjet Egjeut.Një varkë e dytë, me një numër më të madh të klandestinëve në bord u nis disa orë më vonë.Sipas të dhënave, numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Turqi nga Greqia ka shkuar në 250 dhe pjesa më e madhe e tyre janë  nga Pakistani, Afganistani dhe Siria.Siç duket edhe imazhet, zyrtarët turq janë të mobilizuar në pritjen dhe akomodimin e të gjithë të kthyerve.Para nisjes nga Greqia, të paktën dy aktivistë hynë në ujë në përpjekje për të ndaluar tragetin.Ata u kapën pas zinxhirëve ankorues të anijes, një gjest ky më shumë simbolik sesa me fuqi ekzekutive.Por rojet bregdetare greke i hodhën në ujë në mënyrë që trageti të nisej drejt Turqisë.Duke e konsideruar kthimin e klandestinëve një shkelje të të drejtave të njeriut, aktivistët protestuan në hyrje të portit me bilbila dhe me banera të duar.Sipas marrëveshjes BE-Turqi, Ankaraja do të marrë përsëri të gjithë emigrantët dhe refugjatët, përfshirë sirianët, të cilët hyjnë në Greqi nëpërmjet rrugëve jo të rregullta.Më pas Bashkimi Europian do të marrë vetëm refugjatët sirianë dhe do ti shpërndajë në vende të ndryshme të unionit.Turqia përfiton në këmbim liberalizim të vizave dhe përshpejtim të proceseve integruese në BE