Digjen tre automjete tek Dogana, dy të administratës, zjarrëvënia e qëllimshme

Tre autovetura kanë marrë flakë në territorin e Drejtorisë Rajonale të Doganave Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së enjte.Flakët janë konstatuar që në momentet e para nga shërbimi i rojes, i cili ka dhënë alarmin për shuarjen e zjarrit.Rreth orës 22:00, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë ka njoftuar repartin zjarrfikës.Në keto kushte kanë mbërritur brenda pak minutash dy zjarrfikëse të Shkodrës me personelin përkates dhe brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të shuajnë zjarrin.Gjithashtu në vendin e ngjarjes shkuan edhe ekspertët e policisë për dokumentimin e provave dhe fillimin e hetimit.Gjithçka ka zgjatur vetëm pak minuta, falë ndërhyrjes se zjarrfikësve, pasi flakët do të ishin përhapur duke rrezikuar jo vetëm automjetet e tjera në territorin e doganës, por edhe vetë godinën e saj.Është parandaluar keshtu nje dem qe do te kishte pasoja te renda si për doganen ashtu dhe biznesin.Mësohet se për hetimin e këtij rasti janë ngritur dy grupe hetimore në përbërje të të cilave janë pjestarët e policisë, të prokurorisë dhe të repartit të zjarrfikësve.Ekspertët nuk kanë pranuar të japin informacione për ecurine e hetimit, duke argumentuar se duhet një kohëë e mjaftueshme në ketë rast për të arritur në konkluzione të qarta rreth shkakut të zjarrit.Gjithsesi, pista që ka më shumë argumente është ajo e zjarrëvënies së qëllimshme.Kjo për faktin se tri autoveturave u është konstatuar zjarri në motorr.Gjithashtu ato nuk kanë qenë pranë njëra-tjetrës, por në pika të ndryshme dhe në distancë të konsiderueshme.Janë këto dy prova që e përforcojnë versionin e zjarrvënies së qëllimshme.Gjithësesi do të jetë raporti i grupit hetimor përcaktuesi i saktë i gjithë rrethanave të kësaj ngjarje dhe shkaqeve të saj.Ka  arsye të besueshme që ky hetim të ketë specifiken e tij të veçantë, nisur edhe nga fakti që një ditë më parë në Shkodër gjatë një operacioni të policisë dhe prokurorisë, u bllokuan 19 autovetura të dyshuara se kanë ardhur nga linja të trafikut të automjeteve, për të cilat fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë.Siç e tregojnë edhe pamjet, vendi i ngjarjes edhe gjatë ditës së premte ka qenë i izoluar dhe për shkaqe hetimi nuk lejohej asnjë person të depërtonte përtej shiritave.Në respekt të këtij rregulli, kamera mundi të fiksojë vetëm njërën nga autoveturat e djegura, që është foristrada me targa TR 6978 M, ndërsa dy autoveturat e tjera janë Ford Fokus me targa AA924 CN dhe Benz me targa BDDP698.Foristrada dhe Fordi janë te personelit të doganës, ndërsa Benzi i përket një shtetasi malazez që i ishte bllokuar nga dogana.[caption id="attachment_718485" align="alignnone" width="640"]Në foto: Makina e djegur në Shkoder Në foto: Makina e djegur në Shkoder[/caption][caption id="attachment_718486" align="alignnone" width="624"]Në foto: Makina e djegur në Shkoder Në foto: Makina e djegur në Shkoder[/caption][caption id="attachment_718487" align="alignnone" width="626"]Në foto: Makina e djegur në Shkoder Në foto: Makina e djegur në Shkoder[/caption][caption id="attachment_718478" align="alignnone" width="640"]Në foto: Makina e djegur në Shkoder Në foto: Makina e djegur në Shkoder[/caption]