Inagurimi i Thaçit, gaz lotsjellës në afërsi të sheshit para ceremonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2016, 11:22
Vetëm pak minuta para nisjes së ceremonisë së përurimit të Presidentit Hashim Thaçi, prapa ndërtesës së ish-Unionit është hedhur gaz lotsjellës.Gazetarët në Kosovë raportuan se dikush ka hedhur gaz lotsjellës afër Teatrit Kombëtar, nga rruga “Agim Ramadani” që të shpie për në sheshin “Skënderbeu”.Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gazin lotsjellës.Tre të rinjtë e arrestuar kishin me vete çanta me materiale të dyshimta.



